Futboll

Ftesa e Shabanit në Bajern, lajm në mediat gjermane

Meritan Shabani përherë të parë ka qenë i ftuar në kaderin e Bajernit, gjatë ndeshjes së diel kundër Lajpcigut. Kjo ka përbërë lajm për mediat gjermane, shkruan albinfo.ch.

Gjatë ndeshjes mes Lajpcigut dhe Bajernit (2:1), krahas emrave të mëdhenj të futbollit si Robert Levandovski, Sebastian Rudy, Franck Ribery dhe Jerome Boateng shumë tifozë dhe media ishin të habitur me një emër të ri: Meritan Shabani. “Bile disa fansa të Bajernit ishin të habitur,” shkruan prestigjiozja gjermane “tz.de”. “Kurrë më përpara Shabani nuk ishte i ftuar në Bundesligë. Bile edhe ne ligën rajonale, 19 vjeçari është aktivizuar 18 minuta.”

Shabani ka luajtur në kuadër të rinjve A të Bundesliga dhe UEFA Youth League kundër Celtic Glasgow dhe PSG. Me Bajernin U19 ka 13 aktivizime dhe gjashtë gola. Martin Brinkmann në 2015 kosovarin e quajti një talent “që mund të shkonte shumë larg”.

Shabani shquhet për golin e dytë kundër PSG (3:0) në Youth League dhe historia mund të përsëritet. Mbase atëherë në faza më të larta. Gjithsesi: fillimisht duhet të presim për debutimin e tij – mbase edhe në Champions League.