Kosova

FSK stërvit rekrutët ukrainas

Forca e Sigurisë së Kosovës, krah Mbretërisë së Bashkuar po vazhdon me stërvitjen e rekrutëve ukrainas.

“Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin Interflex, përmes instruktorëve të FSK-së vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas. Deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34,000 rekrutë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

FSK-ja është pjesë e operacionit “Interflex” për trajtimin e rekrutëve ukrainas, e javë më parë u mbajt ceremoni e nisjes së kontingjentit.