Lajme
FSK dhe KFOR-i amerikan mobilizohen për shuarjen e zjarreve në Kosovë
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se është angazhuar bashkë me KFOR-in amerikan për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që kanë kapluar disa vende në Kosovë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar me personel dhe pajisje në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zonën e fshatit Shtupeq dhe komunën e Suharekës, si pasojë e temperaturave të larta qe po mbizotërojnë në vendin tonë”, njofton FSK përmes një njoftimi në Facebook.
FSK njofton se gjatë këtyre ditëve KFOR-i amerikan ka kryer disa intervenime nga ajri për shuarjen e vatrave të zjarrit.
“Togu i Gatishmërisë në Operacion përmes Qendrës Operative te Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të mirë edhe me ekipet e KFOR-it amerikan, të cilët gjatë këtyre ditëve kryen një sërë intervenimesh nga ajri, duke e lehtësuar lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit”.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të mbështesë autoritetet civile me qëllim të minimizimit të rrezikut dhe lehtësimit të pasojave të shkaktuara nga situata me zjarret”, thuhet tutje në njoftim, përcjell Albinfo.ch.
Kujtojmë se nga dita e djeshme vatra zjarri janë regjistruar në disa rajone të Kosovës, por që, për fat të mirë, kanë mundur të lokalizohen gjatë orëve të natës.
Sot vatra zjarri janë rishfaqur përsëri në komunën e Suharekës dhe Prizrenit.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje