Lajme
Fshesa e Brukselit
Bashkësia ndërkombëtare mjaft ka bërë për Ballkanin, pavarësisht interesave strategjike dhe gjeopolitik. Por, një gjë është e sigurt – SHBA-të dhe Evropa e duan një Ballkan të qetë dhe prosperues. E kjo nuk është lehtë të arrihet. Të gjitha skenarët për etablimin e garniturave politike që do të drejtonin qeveritë e vendeve ballkanike prore kanë dështuar.
Një dekadë ishte Javier Solana ai që u mundua të drejtojë ish-Jugosllavinë. Bëri diplomaci të mundimshme për të bindur ballkanasit se duhet të dalin nga lëvozhga, e të mendojnë si evropianë. Porosia e tij nuk u kuptua me kohë. Dhe, tani, kur ai është në pension, zërat vendimmarrës nga Brukseli, si duket, janë më pragmatikë lidhur me politikën e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Formula dhe kushti janë të qarta – me njerëz të korruptuar s’ka Evropë.
Zakonisht gjërat në Ballkan, si të mirat, ashtu edhe të këqijat vijnë nga veriu. Sllovenia është jazi që lidh ballkanasit, herë të gjakosur e herë të mjaltosur. Lufta, paqe të brishta, tranzicion, demokracia dhe urrejtja kanë lënë vraga të pashlyera në këtë rajon të nemurë, ku fajtorë përherë është fqinji dhe i huaji.
Janez Jansha është njeri që ka bërë shumë për Slloveninë. Luftoi më ish-ushtrinë e Titos dhe e pavarësoi “dezhellën” e tij. U shpërblye nga sllovenët, të cilat ia dhanë besimit për ta udhëheq shtetit, por në momentin kur është përshi në aferën e furnizimit të ushtrisë sllovene dhe ka shpërdoruar fondet publike ai u fundos.
Ivo Sanader nga heroi u shndërrua në anti-hero. Ka bërë edhe ai shumë për Kroacinë pas vdekjes së Franjo Tudjmanit. Dha dorëheqje, para se të zbulohet përfshirja e tij në aferën e keqpërdorimit reklamave publike dhe Hypo Bank. U zu me “pelë për dore” dhe sakrifikoi pozitën për të mos ia mbyll dyert Kroacisë drejt anëtarësimit në BE.
Milo Gjukanoviq dha dorëheqje, jo që deshi vetë, por analistët malazias thonë se u detyrua pas presioneve ndërkombëtare dhe marrjes së agjendës për anëtarësim të Malit të Zi në BE. Ishte kushti i vënë nga Perëndimi, i cili, si duket, po i ndërron partnerët e deritanishëm në tërë rajonin.
Më kotë thotë Gjukanoviq se është larguar kokëlartë, i kënaqur për atë që ka bërë. E të gjithë e dinë se çfarë ka bërë ai. E dinë fort evropianët dhe amerikanët. Por, ai do të mbetet në histori si njeriu që më së shumti qëndroi në pushtet në këtë shtet të vogël. Largimi i tij është rrjedhë e logjikshme e ngjarjeve në rajon. Ai po largohet si pjesë e paketës së zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Dhe, ai ishte pjesë e ndërrimeve të partnerëve të deridjeshëm të shteteve perëndimore në rajon.
Largimi i përnjëhershëm i Gjukanoviqit është uverturë e mbylljes së një qarku ku ishin pozicionuar politikanë të vendeve të Ballkanit, të lidhur njëkohësisht me struktura të krimit të organizuar dhe që me vete bartin hipotekën rreth tranzicionit, privatizimit dhe shumë anomalive që kanë ndodhur gjatë 20 viteve të kaluara.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë çelës kryesor për integrime evropiane. Sindroma e largimeve dhe dorëheqjeve, mbase nuk do të ndalet në Podgoricë. Në Bosnjë e Hercegovinë e Serbi nuk do të preken nomenklaturat ekzistuese, ngase do të dilte punë e madhe. Garanci për shpartalluar krimin brenda serbëve të Bosnjës dhe vetë Serbisë e kanë marrë përsipër Milorad Dodik dhe Boris Tadiq.
Ndërsa situata e komplikuar është me Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë, ku ka prore destabilitet politik.
Kosova ende nuk ka dal nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, ndërsa refuzimi për të hapur dialog për liberalizimin e vizave lënë të hapur çështjen e perceptimit të BE-së ndaj drejtuesve politikë në Prishtinë. Pretendentit për kryeministër, Hashim Thaçit, iu janë mveshur hipotekat e njeriut që drejton struktura mafioze.
Edhe Nikola Gruevski nuk i ka punët mirë nga shkaku se vazhdimisht i tërhiqet vërejtja për nipat e tij që kontrollojnë policinë dhe doganat. Ndërsa Sali Berisha, edhe përkundër heqjes së vizave për shtetasit shqiptarë dhe marrjes së Pyetësorit nga BE-ja, megjithatë është në survejim të vazhdueshëm për lidhjen e tij me sekserin Damir Fazliq.
Derisa nuk “pastrohet” terreni nga lojtarët kryesorë, BE-ja dhe SHBA-të do të jenë dëshmitarë të ndodhive. Është thënë se deri në vitin 2014 Ballkani Perëndimor do të jetë në test. Dhe, gjatë kësaj periudhe pritet të rikonfigurohen çështjet kontestuese me dialog të nxitur nga Brukseli. Bisedimet e paralajmëruar midis Prishtinës dhe Beogradit janë pjesë e levës lëvizëse të evropianëve, të cilët duan të mbyllin njëherë e përgjithmonë kapakun e fuqisë së barotit ballkanik.
Si për ironi dhe për të kthyer rrotën e historisë për së mbari tashmë flitet se në 100 vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore, në vitin 2014, në Sarajevë, do të festohet hyrja e gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Deri atëherë fshesa e Brukselit do të jetë me intensitet të shtuar. Politikanët e rajonit pritet të bëjnë më shumë për veten se sa për integrim në BE. Sepse ndryshe nuk kanë kuptim as korridoret rrugore, as naftësjellësit e gazsjellësit e as kampet e ushtrisë amerikane.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve