Lajme
Fshatrat më të bukura, me pamje piktoreske në Zvicër
Zvicra njihet për fshatrat me pamje mahnitëse për nga natyra. Pozita e mirë e saj gjeografike bën që Zvicra të ketë vendet ndër më të bukurat në botë.
Realisht këto fshatra shpalosin dhe dëshmojnë që Zvicra është një vend mjaft tërheqës si nga ana e natyrës, ashtu edhe nga mënyra e ndërtimit të saj nga dora e njeriut, transmeton albinfo.ch.
Për disa njerëz, pa dyshim aventura dimërore do të thotë të marrësh pasaportën dhe të ikësh në një vend me temperatura të ftohta.
Por, për të tjerët, të gjesh një vend të përsosur dimëror të kompletuar me borë dhe atmosferë festive është aventura më e mirë dimërore.
Të gjitha këto mund t’i ofrojë Zvicra me fshatrat që veçohen si bukuri natyrore që i gëzon ky vend. Fshati i quajtur Aquila është një nga fshatet që ndodhet në luginën Blenio në veri të Bellinzonës në kantonin e Ticinos. Një vend i egër dhe skenik me një ajër mesdhetar, lugina është e njohur për kultivimin e verës, blegtorisë dhe shtëpive të vjetra që janë të ruajtuara me shumë kujdes, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, turizmi masiv i ditës është një shqetësim në rritje në fshatin Alpin Zermatt të Zvicrës.
Grupe të mëdha njerëzish që duan të zhyten brenda disa orësh në hijeshitë e këtij fshati rrëzë malit Matterhorn-it emblematik janë të mdha
Pika më e famshme e favorshme për të bërë fotografi u rindërtua pasi infrastruktura arriti kufijtë e saj.
Turistët zviceranë dhe evropianë mbeten klientët më të shpeshtë të këtij fshati, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, për turizëm dimëror pamje të bukur ofron edhe fshati Les Diablerets, i cili është një ndër vendet më të bukura në Alpet Vaud. Fshati është i përbërë nga shtëpitë tradicionale prej druri dhe ka një bukuri autentike zvicerane.
Gjithashtu edhe fshati Falera ofron pamje mahnitëse me natyrën e saj të bukur, veçmas në stinën e dimrit dhe njihet si një ndër zonat më të frekuentuara për skijim, por nuk është që vizitohet nga një numër i madh turistësh. Emblema e saj është kisha 500 -vjeçare e Shën Remigjit, e konsideruar si një nga ndërtesat më të bukura të zonës.
Ndërkohë, fshati i quajtur Iseltwald, që shtrihet në bregun e Liqenit Brienz në Oberland Bernese, ka vetëm 440 banorë, por vizitohet nga një numër i madh njerëzish për shkak të liqenit. Turistët marrin anije udhëtimi dhe nisen nga terracat e restaurantit për të shijuar reflektimin e maleve. Bora i shton hijeshin këtij vendi, duke e bërë ndër fshatrat më të bukur në Zvicër. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind