Kosova
Fshati, i qëndisur nga natyra, në lindje të Prishtinës
Mramori, një fshat piktoresk i Kosovës, që ruan të gjitha vlerat dhe kulturat bujqësore
Mramori është një fshat malor midis maleve, ka një bukuri e rrallë natyrore, me një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër, shkruan albinfo.ch.
Mramori gjendet në pjesen lindore të Prishtinës, rruges Prishtinë-Gjilan, është larg nga qyteti i Prishtinës afro 15 km.

Fshati Mramor është i pasur me komplekse të bukura malore, atraktive dhe me natyrë magjepsëse. Kultura bujqësore është shumë e përhapur në këtë vend, shkruan tutje albnfo.ch.

Ky fshat me motivet që ka ofron mundësi të mira për të kaluar një fundjavë verore apo dimërore.
Kujtojmë se revista e njohur “Harpers Bazaar” pati mbledhur 10 peizazhet më të bukura nga Evropa, në mesin e pamjeve plot dritë ishte edhe fshati Mramor.

Me të hyrë në këtë fshat, mund të shijohet natyra me pamje mahnitëse, ndërsa malet rreth saj i shtojnë hijeshinë, që çdoherë e më shumë po shquhet si nga ana e kulturës, ashtu edhe për nga pastërtia që mbahet nga vetë banorët.

Përballë Mramorit gjendet Liqeni i Badovcit, ku do ta ndjeni freskinë dhe do të shijoni me patjetër çdo moment që do të kaloni aty.

Shtatori është muaji ideal për ta vizituar Mramorin, kur ngjyrat e vjeshtës pushtojnë natyrën e freskët të këtij vendi, shkruan albinfo.ch.
Banorët e zonës janë të gatshëm për të pritur miq dhe për t’u ofruar atyre një pjesë të madhe të produkteve që ata i prodhojnë vetë, si djathin, gjizën dhe kosin e deleve dhe shumë gatime e ushqime tradicionale. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës
















