Shqipëri

Fshati i bukur piktoresk në Shqipëri

Peizazhi i bukur natyror, vend i pastërt dhe me shtrirja e mirë gjeografike bëjnë që Dhoksati të jetë ndër fshatrat me pamjen më të bukur në Shqipëri.

Po të hysh në rrugën në të cilën lidhet fshati i bukur, vërehet një natyrë magjepsëse me bukuritë e saj, ajër të pastër, vend karakteristik me male, pastërti dhe të gjitha këto ofrojnë një pamje të larmishme dhe të jashtëzakonshme, shkruan albinfo.ch.

Së fundmi, në Dhoksat të Lunxhërisë banorët janë mbledhur për t’u marrë vesh rreth ngritjes së një modeli të një fshati turistik sipas eksperiencës së Albergi Difussi, i realizuar me sukses më parë në Itali dhe në disa vende të rajonit.

7 apo 8 shtëpitë e para do të restaurohen sipas stilit lokal me ndihmën e Risi Albenia, në bashkëpunim me me organet kompetente.

Qëllimi i gjithë kësaj është ngritja e një fshati turistik sipas stilit dhe modelit italian, që vite më parë pati shumë suksese në Itali dhe në disa vende të rajonit.