Kosova
Fshati kosovar që po merr pamje sikurse fshatrat zvicerane
Peizazh i bukur natyror, vend i pastërt, rrjedhja e bukur e lumit e bëjnë që Uglari të jetë fshati me pamjen më të bukur në Kosovë

Po të hysh në rrugën në të cilën lidhet fshati i bukur Uglar, që gjendet në komunën e Gjilanit, vërehet një natyrë magjepsëse me bukuritë e saj, ajër të pastër, vend karakteristik me male, shtëpi të bukura, pastërti dhe të gjitha këto ofrojnë një pamje të larmishme dhe të jashtëzakonshme, shkruan albinfo.ch.
Fshati Uglar është i pasur me komplekse të bukura malore, atraktive dhe me natyrë magjepsëse për syrin e njeriut, e ngjashme sikurse fshatrat zvicerane.
Me të hyrë në këtë fshat, natyra e saj e pastër dhe kulturat bujqësore të ofrojnë pamje mahnintëse, ndërsa malet rreth saj i shtojnë hijeshinë, që çdoherë e më shumë po shquhet si nga ana e kulturës, ashtu edhe për nga pastërtia që mbahet nga vetë banorët.
Uglari është një vendbanim në komunën e Gjilanit. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Margesh dhe gjendet 5 kilometra larg qendrës komunale të Gjilanit.
Ky vend i bukur është vendosur në dy anë e lumit Morava e Binçës, që ia shtojnë hijeshinë për nga pamja dhe shtrihet në skajin juglindor të Fushës së Gjilanit. Thuhet se fshati Uglar ka 250 shtepi të banueshme, me rreth 1500 banorë, ku 100% e tyre janë shqiptarë dhe ka disa lagje, ndërsa një përqindje e madhe e këtij fshati jeton në mërgim, shkruan albinfo.ch.
Duket se ky fshat ka një ekonomi të zhvilluar. Banorët kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori. Gjithashtu fshati Uglar ka shkollën fillore “Vehbi Ibrahimi”, me rreth 250-300 nxënës.
Kush ka kohë dhe mundësi, nuk ka pse të mos e vizitojë dhe ta shijojë, sepse në vete bart kulturë dhe natyrë magjepsëse. /Albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Emigranti që u kthye në Shqipëri e po kontribuon në turizmin lokal Jeton Xhepa nga Dibra pas shumë vitesh në emigracion prej 3 vitesh ka hapur resortin e...
-
Puna “në të zezë” – Stafi i kuzhinës së hotelit dëbohet në Kosovë
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, iftar me përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të diasporës
-
44.224 vota nga mërgata për Lëvizjen Vetëvendosje
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut me parkingun më të shtrenjtë në botë Cyrihu mund të ketë arritur një tjetër rekord botëror – duke pasur parkimin më të shtrenjtë...
-
Moti për këtë javë: Lamtumirë motit pranveror, do të jetë përsëri lagësht dhe freskët
-
Zvicër: Rekord i udhëtarëve me tren
-
Paraja ‘cash’ mbrohet në Zvicër
-
SHBA fut Zvicrën në listën e zezë për “tregti të padrejtë”