Shqipëria
Fshati i bukur “Dardha” me pamje përrallore
Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore me një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër.

Nëse vërtet dëshironi një vend të qetë, me peizazh të bukur për relaks, atëherë patjetër duhet të vizitoni ndonjë fshat të Shqipërisë me pamje të bukur dhe sa më të veçantë, shkruan albinfo.ch.
Në Shqipëri ka shumë fshatra të tilla dhe secili prej tyre ka ndonjë veçori, megjithatë, specialistët e turizmit kanë arritur të identifikojnë dhe të përzgjedhin si ndër më të bukurit në vend.
Fshati Dardha është i pasur me komplekse të bukura malore, atraktive dhe me natyrë magjepsëse. Gjithashtu ky fshat paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë kulturore, materiale e shpirtërore të periudhave të ndryshme historike.
Ky fshat me motivet që ka, ofron mundësi të mira për turizëm veror dhe dimëror.
Ky fshat shtrihet në mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, 20 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese, gjë që bën që klima të jetë pothuajse gjithmonë e ftohtë.
Dardha është një fshat shumë i njohur e karakteristik, që përveç bukurive natyrore, ofron edhe kulturë e traditë, ashtu siç në fund të fundit e ofrojnë nga pak të gjitha fshatrat e Korçës.
Me të hyrë në këtë fshat,ë pamje mahnintëse, ndërsa malet rreth saj i shtojnë hijeshinë, që çdoherë e më shumë po shquhet si nga ana e kulturës, ashtu edhe për nga pastërtia që mbahet nga vetë banorët.
Duhet theksuar se si fshat turistik Dardha ka qenë i përmendur dhe i preferuar shumë kohë më parë, gjë që e vërtetojnë edhe shumë dokumente e botime të kohës.
Thuhet se përveçse destinacion i mirëfilltë turistik, Dardha rrezaton edhe një kulturë intelektuale e popullore që e bën atë të gëzojë traditë të pasur në vlera.
Dardha si shumë fshatra të tjerë të juglindjes së Shqipërisë, ka shtëpitë se saj karakteristike të ndërtuara me pllaka guri, rrugicat me kalldrëm, portat e zbukuruara me motive artistike e oborret plot me lule.
Turistët që vijnë në Dardhë, patjetër që mahniten nga rregullsia e planimetrisë së shtëpive, arkitektura interesante, pastërtia shembullore nëpër rrugët me kalldrëm, që në shumicën e kohës, janë të mbushura edhe me një shtresë bari. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?