Shqipëria
Fshati global i së nesërmes, Qeparo
Emër i bukur ky, që mund të ketë dhe këtë kuptim Qëndruam - Pamë - Rrojtëm, siç më tregon një grua nga Fieri që vinte në Qeparo vetëm për një drekë...
Deti Jon dhe vizitori në fshatin Qeparo duhet të jetë Zoti vetë. Është një mrekulli rruga përmes ullishtave, që të çon në qendër të fshatit, aty sipër ngrihet manastiri i Shën Mitrit i ndërtuar më 1881. Mund ta bësh me makinë apo me një autobus rasti, te cilët janë mjaft në numër. Vazhdon drejt qafës së Lerës, ku shtrihet deti i kaltër mes kështjellës Porto Palermo, i fundosur mes dy gadishujve, atij të Panormit mjaft i madh dhe të Palermos, më i vogël, të cilët përfshijnë midis tyre një horizont deti dhe kënde te qeta natyrore.
“Aty thonë ka qenë vendi për ankorimin e anijeve që në kohët e lashta”. Më poshtë, Borshi e më lart, Himara. Qeparo në mes. Në qytetin e vogël apo fshatrat njerëzit këtu nuk janë të shumtë, në verë mbushen rrugët, por banorët e tyre me shqipen e bukur jugore të befasojnë kur tregojnë origjinën e tyre nga Peja, Rugova këtu e 300a 400 vjet, thonë. Një pjesë e tyre.
Ndërsa ushqimin e mirë këtu e ke të thjeshtë, si ky shembull: Një sallatë e mirë shqiptare në fshatin turistik jugor do djath dhie, vaj ulliri me rigon apo gjethe jeshile dhe limon të shtrydhur.
Fillojmë heret në mëngjes me diell përvëlues vere, zbresim nga shtëpia e malit për të ikur poshte në rrugën kryesore apo qendrën e fshatit. Rrotat e vogla te valixhes kërcasin në rrugën e ngushtë me shume lëvizje makinash, motorësh, biçikletash dhe këmbësorësh. Është një ndjesi e veçantë. Pikërisht aty është një furrë e nxehte si prej gushti dhe shumë pikante. Pse pikante? Sepse bëjnë byrek me domate dhe erëza mali. Nuk është vetëm ajo, ka plot gjëra të ngrohta banaku. Një radhë e gjatë pritjeje për bukën e pjekur, byrekun dhe gjevrekët. Ka të huaj më shumë, pastaj ne shqiptarët e tjerë, bashkë dhe “Qeparosit”.
Emër i bukur ky, që mund të ketë dhe këtë kuptim Qëndruam – Pamë – Rrojtëm, siç më tregon një grua pak e bëshme nga Fieri që vinte në Qeparo vetëm për një drekë, ka burrin me origjinë prej atje. Isha ulur atë dite me të në sediljen e autobusit. Kisha fare pak vend dhe e plotësonte zonja si me biseda historike ashtu dhe me “territor”. Ishte dita e fundit dhe do e lija këtë fshat për një fshat tjetër më poshtë ose për qytezën e bukur, Himarën apo Drimades… Si përfundim përfundova ne Vlorë ke byreku me plot spinaq dhe peshk Levreku.
“Urdhëro”, më pyet zotëria ne banak, ndërsa unë kalova anash të pyes per dy gjëra; një grua dilte shpesh nga kuzhina me tepsitë e nxehta në duar. Dua byrek me djath, të lutem, dhe nje autobus për të ikur. Më thanë që duhet të presim këtu. Do presësh, ma kthen. Po pres. Mendoja me vete, edhe ashtu s`kam ku të ik kaq herët. Autobusi apo fugoni që themi ne nuk do të vinte deri në 12 të mesditës. Ai priste me duar byrekun me domate, e cila me dukej e çuditshme, nuk kishim ngrënë ndonjëherë por ashtu sic prehej duhet te ishte e shijshme, plus aroma…
Më duhet te ik në Himarë, Dhërmi apo zgjidhja e fundit fare që të mos na zë nata këtu apo në Vlorë është për Tirane. Është një tavolinë para dyqanit, ulemi dhe presim ndërsa vjen byreku dhe buka 1 kg për ta marrë me vete. Nje polak çiklist pushon dhe pi dhallë han dhe një byrek me djathë. Të folurat në dialekt jugu tingëllojnë këndshëm, humor mes fshatareve dhe shitësit. Janë me thumba, kujton se do të zihen, por jo, ato bëjnë vetëm shaka. Kështu e kanë. Ka mirësjellje mes blerësit dhe këtij zotërisë.
Qesh, tallet dhe punon shpejt. Do të ikësh, thotë, se do merrje vaj ulliri që bëjmë vetë ne. Po kur do bëhet, e pyes? Në shtator thotë. Atëherë i bie në mot kur të vi përsëri. -Prit pak, thotë, dhe merr një shishe e mbush nga një bidon i madh poshtë banakut, me vaj të mirë ngjyrë ulliri të errët dhe ma jep. E ke nga unë! Ja dhe një shishe me rigon. I nxjerr lekët t`i paguaj. Jo, thotë paguaj vetëm byrekun, bukën dhe kosin. Të faleminderit, të bekoftë Zoti jo për vajin dhe rigonin por është një sjellje bujare, sinqerisht prej zotërie. Patjetër, ma kthen.
Nga vila e Valentinës prej një Booking.com dhe pa një kafe mëngjesi, por me terracën dhe pamjen më të mrekullueshme ndonjëherë, unë lashë fshatin me aromën e mirë të detit përzier me erë peme fiqsh, shijen e mirë të vajit të ullirit, rigonit dhe çajit të malit, çaj i cili vjen nga Llogaraja.
Autore: Julinda Daci
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha