Shqipëria
Fshati i beqarëve, nuk shkojnë nuse se s’ka rrugë
Në shegas thonë ata nuk vijnë nuset për djemtë e fshatit. Krushqitë më së shumti bëhen vetëm për vajzat
Në fshatin Shegas të Lushnjës jetojnë rreth 200 familje. Banorët thonë se jeta e tyre nuk ka ndryshuar me ndërrimin e sistemeve në Shqipëri.
Rruga e hapur në periudhën e diktaturës mbetet po e njëjta, pa asfalt, me pluhur në verë, dhe baltë në dimër, raporton “TCH”.
Dikur e përshkonin për të shkuar në kooperativë, ndërsa sot për të çuar prodhimet e veta në treg, përcjell albinfo.ch.
“Jetesa është shumë e vështirë, këtu vdes. Nuk vjen dot as me makinë. Nëse kemi ndonjë të sëmurë e transportojmë me karroca dore. Të gjitha i mbajmë në krah. Po ngordhin edhe gomarët. Jemi të harruar”, shprehen banorët.
Në Bashkinë e Lushnjes e njohin problemin, por presin prej kohesh miratimin e projektit.
“Me t’u krijuar mundësitë ekonomike, do të zbatohet edhe do të jetë në funksion të të gjithë fshatit”, thotë Ergest Krakulli, drejtori i shërbimeve në Bashkinë Lushnje.
Ndërkohë në fshat janë mësuar të presin dhe të protestojnë.
Rrugën e pashtruar prej 5 km, banorët e shohin si shkak edhe për një tjetër fenomen që i shqetëson. Në shegas thonë ata nuk vijnë nuset për djemtë e fshatit. Krushqitë më së shumti bëhen vetëm për vajzat.
“Na ngelën djemtë pa martuar. Ndërsa gocat e shkreta na i marrin. Na kanë ngelën nipërit pa martuar”, shprehen banorët.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik