Lajme
Fshati austriak që ngre gardh për t’i ndaluar turistët
Hallstatt, fshati i vogël pranë maleve austriake, ka ngritur një gardh për t’i penguar turistët të vizitojnë fshatin.
I famshëm për pamjet e bukura dhe shtigjet akullnajore, së fundmi banorët ngritën gardhin për shkak të numrit të lartë të turistëve që shkrepnin shumë fotografi, shkruan BBC.
Gardhi që atëherë është rrëzuar, por kryebashkiaku i Hallstatt thotë se ai dëshiron të vendosë një pankartë për t’u kujtuar turistëve se njerëzit jetojnë në zonë, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Bashkisë, Alexander Scheutz, u tha gazetave austriake se njerëzit që jetojnë në zonë donin të liheshin të qetë. Qyteti ka vendosur më parë kufizime për makinat dhe autobusët, por thotë se ata rregullisht arrijnë kufirin ditor për 450 makina dhe 54 autobusë.
Barriera është hequr që atëherë, por kryebashkiaku Scheutz thotë se ai dëshiron që të vendoset një pankartë për t’u kujtuar turistëve se njerëzit jetojnë në qytet, përcjell albinfo.ch.
Mbi një milion turistë shkojnë në Hallstatt çdo vit për të bërë fotografi në vendin që frymëzoi filmin e animuar të Disney, Frozen, shkruan BBC.
Hallstatt është vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që do të thotë se mbrohet si një vend i veçantë për shkak të historisë së tij.
Është jashtëzakonisht popullor për pamjet e tij piktoreske, i ulur pranë një liqeni në malet austriake, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit