Lajme
Frutat e vjeshtës, me pesticide të rrezikshme
Të dhënat e fundit kanë treguar se cilat fruta të vjeshtës janë shumë të kontaminuara me pesticidet më të rrezikshme.
Të dhënat e organizatës PAN Europe (Pesticide Action Network) tregojnë se frutat i vjeshtës kanë pesticidet më të rrezikshme. Edhe konsumimi minimal i këtyre frutave dëmton shëndetin.
Sipas të dhënave zyrtare, raporti tregoi se një pjesë e madhe e dardhave evropiane (49%), rrushit (44%), mollëve (34%), kumbullave (29%) dhe mjedrave (25%) janë trajtuar me pesticide shumë të rrezikshme dhe më pas vendosen në treg, edhe pse dihet se ndikojnë në zhvillimin e problemeve të shumta shëndetësore.
Organizata paralajmëron se edhe doza shumë të vogla janë të dëmshme për shëndetin dhe thekson se dardhat nga Portugalia, Belgjika dhe Holanda ishin ndër më të kontaminuara.
Rasti është i ngjashëm me mollët – më të kontaminuarit janë nga Holanda, pasuar nga Greqia dhe Portugalia.
“Ato duhet të lahen mirë për të hequr pesticidet sipërfaqësore (fungicide që përdoren për të parandaluar prishjen gjatë ruajtjes dhe transportit). Por shumë pesticide moderne janë sistematike, që do të thotë se ato absorbohen në bimë dhe shpërndahen në gjithë indin e saj. Për shkak të kësaj, shpesh ka mbetje pesticidesh në trupin e vetë produktit, kështu që larja nga sipërfaqja nuk i largon ato”, thotë Nick Moll nga dega britanike e organizatës PAN./living
E-Diaspora
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit "Unë besoj në një politikë transparente dhe të orientuar drejt qytetarëve. Mendimi juaj është i rëndësishëm!...
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat? Votuesit në Gjenevë miratuan të dielën masën e qeverisë së tyre për të ulur normat e...
-
Punëtorët zviceranë të ndërtimit negociojnë rritjen e pagave
-
Ticino gjatë rindërtimit pas stuhisë së verës, e lënë pas dore nga qeveria federale
-
CED: Ura që lidh Maqedoninë me Zvicrën përmes edukimit ndërkulturor
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein