Lajme
Frutat dhe perimet që duhet të blini në muajin dhjetor
Në dhjetor nuk përshëndetemi thuajse me asnjë nga perimet e nëntorit, veçse duhet të tregoheni të kujdesshëm me domatet.
Serrat vazhdojnë të prodhojnë por shija e tyre tashmë është vetëm në kujtime. Në dhjetor, vendin e nderit e zënë rrepat dhe, më në fund, portokallet e kuqe! Lakra e kuqe është gjithashtu në ditët e saj më të mira por jo vetëm ajo! E gjithë familja e lakrës është e këshillueshme të përdoret gjatë këtij muaji; që nga lakra e bardhë që është më familjare për ne, lulelakra, brokoli dhe gjithë ç’gjeni në treg nga familja e tyre!
Lakrat e Brukselit janë ende të rralla në tregun shqiptar por nëse i gjeni, mos u mendoni dy herë për t’i blerë e gatuar në gjellë apo sallatë.
Karotat, selinoja, kërpudhat, kungulli i verdhë, fasulet, preshi, spinaqi, finoku etj, vazhdojnë të jenë perimet e sezonit. Nga frutat, gëzojuni portokalletve të kuqe dhe, për pak kohë shijoni hurmat ‘e dyta’ zgjasin shumë pak sikurse edhe shegët që i kanë ditët e numëruara. Gështenjat dhe frutat e thata janë një tjetër kënaqësi e dhjetorit
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











