Lajme
Frikë nga përhapja e Omicron, OBSH: Anuloni eventet festive
Miliona evropianë shpresojnë të kenë një fundjavë festive mes familjes dhe miqve, por për të dytin vit me radhë kujdesi duhet të jetë maksimal.
Në kohën kur po rritet numri i të infektuarve me variantin Omicron, OBSH rekomandon që të anulohen të gjitha eventet festive. Është një mesazh që nuk do të donit ta dëgjoni.
“Të gjithë jemi të lodhur nga kjo pandemi. Të gjithë ne duam të kalojmë kohë me miqtë dhe familjen. Por, një event i anuluar është më mirë sesa një jetë e humbur. Është më mirë të anulojmë tani dhe të festojmë më vonë. Askush nuk dëshiron të jetë sërish këtu pas 12 muajsh”, u shpreh Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.
Ndonëse vijojnë fushatat e vaksinimit, shumë qeveri po rikthejnë edhe izolimin, Holanda është tanimë në shtetrrethim.
Në Zvicër forcohen masat, nga 20 dhjetori të gjithë ata që munden duhet të punojnë nga shtëpia.
Në landet gjermane po rimendohen kufizime pas Krishtlindjes, të cilat do të përfshijnë edhe ata që janë vaksinuar apo shëruar.
“Për shembull, mund të reduktojmë grupet. Në Bavari janë mbyllur baret dhe klubet për të shmangur pikat e infektimit dhe përhapjen e shpejtë që shkaktojnë eventet”, u shpreh Hendrick Streeck, ekspert i COVID në qeveri.
Kancelari Olaf Scholz shprehet se vendi në fund të vitit do të arrijë objektivin për të vaksinuar të paktën 30 milionë qytetarë.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën