Integrimi
Frika nga grabitësit, lokali i Arbër Rozhajës në Londër nuk pranon cash
Ajo që filloi si një masë për të penguar grabitësit, është tani rezultat i një vendimi të kohës në biznes, sipas Rozhajës
Bizneset pa para cash mund të jenë më të sigurta dhe më të përshtatshme, por a janë më të popullarizuara me publikun në përgjithësi?
Pas një grabitjeje në lokalin e tij “The Crown and Anchor”, në Londër, Arbër Rozhaja i tha vetes mjaft me kaq dhe ndryshoi komplet taktikë. Hajdutët shkojnë gjithnjë drejt kasave për të marrë paratë, por po sikur aty të mos ketë para fare?!
Rozhaja, drejtues operacional në firmën mëmë të pub-it, “London Village”, llogariti volumin e transaksioneve në para të gatshme dhe u shokua.
“10-13% të të ardhurave totale ishin në para cash dhe pjesa tjetër ishte me kartë”, tha ai. Pra, në muajin tetor, pub-i i tij funksiononte plotësisht dhe vetëm me kartë. Pa para të gatshme. Konsumatorët mund të përdorin karta debiti, karta krediti apo Android Pay dhe Apple Pay. Por paratë në dorë nuk ju a pranon njeri. Në derën hyrëse lexohet: “Ju kërkojmë ndjesë, por është epoka dixhitale”, transmeton ‘Scan’.
Ajo që filloi si një masë për të penguar grabitësit, është tani rezultat i një vendimi të kohës në biznes, sipas Rozhajës, përcjell albinfo.ch.
Për stafin e bizneseve të London Village, përfitimet e punës pa para cash përfshijnë shumë benefite, të tilla si: nuk i duhet të numërojnë grumbuj të pafund monedhash në fund të natës, menaxherët nuk kanë më nevojë për të udhëtuar nëpër qytet me çanta parash të gatshme që të depozitohen në bankë. Rozhaja thotë se pavarësisht se ka ankesa për këtë fakt nga klientët, shumica e mendimeve ka qenë pozitive.
Por, a po humbet paraja cash në Britaninë e Madhe?
Institucionet që hedhin poshtë paranë cash po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në mbarë botën. Për shembull, në supermarketin e ri në Singapor, ku robotët paketojnë çantat, paraja cash nuk vlen. Madje edhe Ikea në Suedi ka eksperimentuar për blerje pa para të gatshme. Ekzistojnë gjithashtu konsiderata etike. Disa argumentojnë se institucionet pa para cash janë diskriminuese, pasi e bëjnë më të vështirë ose të pamundur për klientët e pastrehë ose ata që nuk kanë llogari bankare të blejnë. Shqetësime të tilla kanë çuar në sfida ligjore kundër ndërmarrjeve pa para cash në SHBA.
A është zoti Rozhaja i shqetësuar për largimin e njerëzve nga ky fakt? “Jo, është e lehtë të marrësh një kartë të parave me parapagim online”, thotë ai.
Edhe pse paratë cash padyshim që po përdoren gjithnjë e më pak, sigurisht nuk janë drejt zhdukjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?