Shkurt.ch

Freiburg: 19 shoferë të denoncuar dhe 14 vetura të konfiskuara

Policia e Friburgut arrestoi 19 automobilistë, të cilët bënin rregullisht gara me makinat e tyre në autostradën Givisiez (FR) ose A12

Këta shoferë të moshës ndërmjet 18 dhe 27 vjeç kanë plasuar disa nga “garat” e tyre në “Youtube”.

Që nga fillimi i vitit 2010 policia ka zbuluar se disa shoferë bënin gara me njëri-tjetrin me makina të modifikuara për të rritur shpejtësinë. Arrestimi i parë është kryer më 28 korrik.

Hetimet e ndërmarra në shtëpinë e djaloshit 28-vjeçar mundësuan zbulimin dhe konfiskimin e disa aparateve informatike që kishin të bënin me makinat për gara. Në garazhin e tij inspektorët kanë gjetur një motor japonez me 520 kuajfuqi.

I riu ka pranuar pjesëmarrjen e tij në afro dhjetë  gara që u zhvilluan në autostradën e lartpërmendur. Ai ka pranuar që udhëtonte me shpejtësi deri në 180 km / h dhe që ka publikuar videot me shpejtësi të lartë  në “Youtube”. Kurse mediat bëjnë të ditur se ky djalosh ka qenë i përfshirë në një aksident në mars 2010 në A12, i cili shkaktoi shumë dëmtime, ndërsa udhëtonte në 190 km / h.

Operacion policor i gjerë më 3 maj

Dy arrestime të tjera kanë ndodhur në shtator dhe tetor, ku edhe automjetet u sekuestruan. Në kuadër të procedimeve penale të kryera nga Michel Favre, prokuror, më 3 maj është mbajtur një operacion policor i gjerë.

Një total prej 13 shoferëve u arrestuan në shtëpitë e tyre dhe 11 makina të modifikuara të sekuestruara.