Shqipëria
“Freedom House”: Rama po merr nën kontroll institucionet
Organizata “Freedom House” e ka renditur Shqipërinë në kategorinë e vendeve me demokraci në tranzicion ose regjim hibrid, ndonëse ka shënuar një ngritje të lehtë në pikët e përgjithshme.
Raporti i titulluar “Vendet në tranzicion 2018”, mat përparimin dhe pengesat për demokratizimin e shteteve. Në raport thuhet se “Demokracia në Shqipëri nuk pati ndonjë përparim gjatë vitit 2017, pasi çdo hap përpara u zhvlerësua nga një hap pas”, përcjell albinfo.ch.
Aty thuhet se përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit u zbeh nga dyshimet se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-italian të trafikut të drogës.
Sipas “Freedom House”, qeverisja demokratike në Shqipëri u karakterizua nga ngecja në vend për shkak të polarizimit të thellë mes partisë kryesore opozitare, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në pushtet, si edhe nga prirjet autoritare në vitin 2017. “Në vitin 2017 pronarët e mediave vazhduan të përdorin mediat e tyre për t’i bërë shantazhe qeverisë ose për ta detyruar atë që t’u bënte favore ekonomike”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik