Shkurt.ch
Frankofonët i brengos mbrojtja e ambientit
I ashtuquajturi „Efekti Fukushima“ ka bërë që preokupimi me ambientin të zë një vend të lartë në listën e preokupimeve
Gjashtë muaj para zgjedhjeve nacionale, votuesit e Zvicrës frankofone paraqiten shumë të preokupuar me rreziqet që vijnë nga moskujdesi për ambientin. Në rendin e dytë të preokupimeve vjen shkolla dhe në të tretin sistemi shëndetësor. Ndërkaq nga fundi i listës së prioriteteve vijnë papunësia dhe pozicioni i Zvicrës në botë.
Këto rezultate i ka treguar një sondazh i Institutit M.I.S Trend, i bërë me porosi të Radiotelevizionit të Zvicrës Perëndimore (RTS).
Të anketuar kanë qenë 1800 persona me të drejtë vote nga Romandia (Zvicra Frankofone). Anketa është bërë disa javë pas fillimit të katastrofës së centralit atomik të Japonisë, Fukushima. Pikërisht i ashtuquajturi „Efekti Fukushima“, konstatojnë mediet, ka bërë që preokupimi me ambientin të zë një vend kaq të lartë në listën e preokupimeve. Kështu, 37 për qind të të anketuarve kanë thënë se brengosen për mbojtjen e mjeisit. 28% brengën më të madhe e kanë shkollën dhe edukimin, ndërsa 25% shqetësohen për sistemin shëndtësor, 19% për shpenzimet jetësore etj.
Papunësia i brengos vetëm 7% të zviceranëve perëndimorë ndërsa gjendja në administratën shtetërore vetëm 4%.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun