Lajme

Frankfurt: Piktori shqiptar hap ekspozitën e artit pamor me titull “Art Open Call”

Sali Musliu, në bashkëpunim me artistë të tjerë nga Frankfurti, hapi ekspozitën e artit pamor me titull "Art Open Call"

Mësohet se piktori shqiptar Sali Musliu, në bashkëpunim me artistë të tjerë nga Frankfurti hapën ekspozitën e artit pamor me titull “Art Open Call”, me synim afrimi mes artistëve të pikturës, fotografisë, grafikës, vizatimit dhe disiplinave të tjera, përcjell albinfo.ch.

Në këtë ekspozitë ishin të pranishëm përfaqësues institucionalë, të mediave, krijues dhe dashamirë të artit.

 

Ekspozita do të jetë e hapur cdo ditë pune në adresën:

Art Studio S A L I M U S L I U / Skyline Plaza (Erdgeschoss) Europa Alle 6, 60327 Frankfurt am main.