Lajme

Frangu zviceran po dobësohet kundrejt euros

Një vështrim në tremujorin e parë tregon se franga po humbet më shumë kundrejt euros sesa ka pasur në dekada, përcjell albinfo.ch.

Kjo nuk është ajo që ne jemi mësuar në Zvicër: franga ka humbur mbi 5 për qind kundrejt euros që nga fillimi i vitit.

Madje, të mërkurën, monedha zvicerane ra në nivelin 0.9822 kundrejt euros, nivel ky që u regjistrua për herë të fundit dhjetë muaj më parë.

Franga u dobësua nga ulja e normës së interesit të Bankës Kombëtare të Zvicrës javën e kaluar.

https://www.blick.ch/wirtschaft/so-schwache-phase-wie-seit-jahrzehnten-nicht-schweizer-franken-steuert-zum-euro-auf-schlechtestes-quartal-seit-21-jahren-zu-id19586129.html