Shkurt.ch

Frangu shënon rënien më të lartë në dy javët e fundit

Vlera e euros u rrit të hënën në 1.9 për qind kundrejt frangut në 1,05800 franga

Kursi i frangu zviceran të hënën në berzat botërore ka shënuar rënie në nivelin më të ulët në dy javët e fundit kundrejt euros dhe dollarit pas paralajmërimeve se Banka Nacionale e Zvicrës (SNB)  ka intervenuar  për ta dobësuar kursin e këmbimit të frangut.

Vlera  e euros u rrit  të hënën në 1.9 për qind kundrejt frangut në 1,05800 franga. Një humbje të ngjashme kishte shënuar edhe dollari kundrejt frangut, kështu që ajo është këmbyer në 0.9345 franga.

Sipas „Schweiz am Sonntag”, duke cituar burimet e Bankës Nacionale të Zvicrës SNB jozyrtarisht bëhet e ditur se kanë për objektiv ta mbajnë kursin duke filluar 1.05 deri 1.10 franga për euro.

Zëdhënësi i SNB-së nuk ka pranuar të komentojë për këto shkrime.

Nga mesi i janarit SNB ka tronditur tregjet duke hequr kufizimet minimale prej 1.20 franga kundrejt  euros, duke shënuar rritje të vlerës së valutës zvicerane prej 40 për qind.