Shkurt.ch

Frangu i fortë – alarmohet industria zvicerane e orëve

Industria zvicerane e orëve është në panik për shkak të kërcimit të vlerës së frangut kundrejt euros. Kërcimi i frangut mund të ketë një ndikim negativ në eksport, duke filluar nga industria e orëve. Pas shpalljes së vendimin të Bankës Nacionale të Zvicrës, ekspertë që tashmë kanë probleme me eksportet kanë ngritur alarmin, shkruan „Le Monde“.

“Çfarë ka bërë Banka Nacionale e Zvicrës është një cunami”, tha pronari i “Swatch”, Nick Hayek, për agjencinë zvicerane të lajmeve ATS.

“Ne jemi të befasuar nga vendimi dhe të shqetësuar për industrinë tonë”, thonë në Shoqatën e industrisë së orëve zvicerane.
Ata besojnë se, edhe pse natyrisht mund të rritet në ditët në vijim, por është shumë e mundshme që frangu të mbetet i fortë dhe do të ndikojë negativisht në sektorin e orëve.

Frangu i fortë është veçanërisht problematik për eksportuesit, sepse duhet shkurtuar në mënyrë drastike çmimet për të mbetur në konkurrencë në treg.