Shkurt.ch

Frangu i fortë, 14 për qind e kompanive ikin nga Zvicra

Kompanitë që morën pjesë në studim, 85 për qind prej tyre kanë marrë tashmë masa për të zbutur ndikimin e rritjes së frangut

Sektori i prodhimit zviceran në janar ka shënuar rënien më të theksuar që pas krizës së 2008-ës, treguan të dhënat pas vendimit të Bankës Nacionale të Zvicrës për heqjen e kufizimit të fiksuar të frangut ndaj euros, e cila ka tronditur kompanitë zvicerane.

Rënie më të theksuar ka treguar indeksi në sektorin e eksportit. Indeksi ka shënuar rënie në 48.2 në janar, nga 53.5 pikë në krahasim me muajin e mëparshëm, treguan të dhënat e Credite Suisse dhe procure.ch.

Kompanitë që morën pjesë në studim, 85 për qind prej tyre kanë marrë tashmë masa për të zbutur ndikimin e rritjes së frangut.

“Katërmbëdhjetë për qind e kompanive kanë në plan për të lëvizur bizneset e tyre jashtë vendit ose tashmë kanë ngrirë investimet dhe punësimin”, thonë autorët e raportit.