Të tjera
Francezi shëtiti tri herë botën, ndërton shtëpi në Fier
Artisti francez, Jarl Ale de Bassevile, ka shëtitur tri herë botën, deris aka vendosur që të ndërtojë një shtëpi të Libofshë të Fierit
Shqipëria është shndërruar një destinacion shumë të preferuar për qytetarët e huaj, jo vetëm për turizëm, por edhe për të jetuar.
I tillë është edhe aristokrati, sipërmarrësi, princi i njëmijë e një jetëve e artisti kompleks Jarl Ale de Bassevile, i cili shfaqet shpesh në Shqipëri.
E çuditshme është që pasi ka shëtitur botën tre herë, ai vendos të ndërtojë një shtëpi të Libofshë të Fierit.
“Ishte një emocion shpirtëror që e kuptova sapo mbërrita. Ky emocion u krijua që sapo pashë njerëzit aty, fermerët. Diçka po më fliste. Në traditën tonë ne besojmë në paganizëm. Ky vend më thirri. Ashtu si në Korsikë, Ballkan, një ishull, apo gjithë vendet për të cilat kam luftuar, këtu e kuptova që ky ishte vendi që unë doja”, ka thënë Jarl Ale de Bassevile për “TCH”.
Ai ka zbuluar edhe arsyet se pse ka vendosur që të shkojë në Shqipëri. “Familja ime e kishte të ndaluar të shkelte ne Evropën lindore pas Luftës së Dytë Botërore. Ishim shpallur non grata. Unë luftova për rrëzimin e murit të Berlinit. Ai ishte mundësia ime për të shkelur anën lindore. Nëna ime ishte kontesha e fundit e Zagrebit dhe ajo ishte princesha e fundit e perandorisë Austro-Hungareze dhe për mua ishte shumë e rëndësishme të kthehesha”, shprehet De Bassevile, përcjell albinfo.ch.
Ai së bashku me partneren e tij Egla Harxhi do të bëhen së shpejti prindër, dhe të gjithës kësaj së bashku me vendosjen këtu nuk kërkon t’i japë një shpjegim normal.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











