Lajme

Francezët, të shqetësuar për humbjen e blerësve zviceranë

Një politikane franceze nga departamenti kufitar i Doubs po i bën thirrje Parisit që t’i japë fund kërkesës që udhëtarët në Francë duhet të tregojnë një test negativ covid.

Megjithëse ka përjashtime për ata që jetojnë në zona kufitare dhe punëtorë ndërkufitarë, shumica e njerëzve që duan të shkojnë në Francë duhet të shpenzojnë rreth 150 CHF dhe t’i nënshtrohen një testi të pakëndshëm, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Annie Genevard që përfaqëson rajonin në Asamblenë Kombëtare, thotë se kërkesa po godet ekonominë lokale, ndërsa blerësit zviceranë po qëndrojnë larg.

Duke folur për shtypin lokal në Neuchatel, ajo thotë se tregtia po vuan në mungesë të klientëve zviceranë dhe dëshiron të shohë fundin e testeve për rihapjen franceze të dyqaneve që do të zhvillohet më 19 maj.

Nëse thirrjet e saj janë të suksesshme, do të ishte një ndryshim në ligj që prek gjithë Francën.