Shqipëria
Francezët, të impresionuar në Shqipëri
Këtë fundjavë ata mbërritën nga Norvegjia e largët dhe Franca për të vëzhguar nga afër gjallesat e lagunës së Karavastasë
Fundjavat e kanë kthyer Parkun Kombëtar të Divjakës në një vend çlodhjeje dhe vëzhgimi për vizitorët vendas dhe të huaj.
Këtë fundjavë, ky park u vizitua nga një grup turistësh që vinin nga Norvegjia dhe Franca. Administratorët e parkut konfirmojnë se janë të shumtë ata që vijnë këtu në fundjavë nga vendet evropiane dhe vëzhgojnë natyrën e egër, shkruan “ATSH”.
Tashmë, jemi në fillimverën e këtij viti dhe flora që mbulon këtë park është harlisur në bukurinë e saj të gjelbër. Peizazhi bëhet shumë piktoresk dhe tërheqës, përcjell albinfo.ch.
Shpendët ujorë janë gjallëruar dhe tërheqin vizitorët kuriozë. Flamingot japin shfaqjet e tyre mëngjesore dhe në mbrëmje trazojnë lagunën.
Turistë të shumtë vijnë në këtë park dhe vëzhgojnë nga afër lëvizjen e tyre dhe të shpendëve të tjerë ujorë. Këtë fundjavë ata mbërritën nga Norvegjia e largët dhe Franca për të vëzhguar nga afër gjallesat e lagunës së Karavastasë.
Stafi drejtues i parkut i priti dhe i shoqëroi me njohës të natyrës, historisë së zonës si dhe me biologë kompetentë, që u folën për faunën dhe florën që gjendet në këtë park, duke e komentuar atë në disa gjuhë për turistët e shumtë që erdhën këtë fundjavë. Në park janë hapur shtigje te reja për lëvizjen turistike si dhe janë ngritur qendra vëzhgimi të shpendëve. Një tjetër investim është dhe stacioni i varkave që shëtisin turistët në lagunën ujore.
Një prej këtyre investimeve që pritet të ofrojë argëtim, krahas plazhit të bukur dhe natyrës përrallorë të Divjakës, është edhe kulla e vrojtimit e ndërtuar në park, e cila të lejon të shikosh mbi pishat e larta të parkut.
Divjaka është e bukur në të katër stinët.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim