Shkurt.ch

Francezët e Zvicrës votojnë për Sarkozin

Francezët në Zvicër kanë votuar për Sarkozin në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Francë.

Mbi 100 mijë francezë në Zvicër  kanë të drejtë vote në zgjedhjet që organizohen në atdheun e tyre.

Francezët që jetojnë në Zvicër kanë votuar të dielën për presidentin aktual të Francës, Nicolas Sarkozy. Sipas rezultateve të para Sarkozy ka marrë dy herë më shumë vota sesa socialisti, Fransua Hollande. Rreth 40 për qind të votave të francezëve të Zvicrës kanë shkuar për Sarkozin ndërsa 20 për qind për socialistin Hollande. Këto të dhëna i ka bërë publike për SDA, Claudine Schmid nga partisa konservatore.Sarkozy kishte marrë shumicën e votave nga francezët e Zvicrës edhe para pesë vjetëve në zgjedhjet presidenciale në Francë.