Lajme
Francë: Të pavaksinuarit po blejnë karta false për Covid në internet
Të pavaksinuarit në Francë po blejnë karta të rreme vaksinash në internet për të ikur nga kufizimet e vendit për Covid, të cilat shpesh promovohen në platformat kryesore të mediave sociale, sipas një hulumtimi, shkruan “TheGuardian”, përcjell albinfo.ch.
Shumë nga ata që bejnë falsifikimet, të cilat mund të përdoren në gjithë Bashkimin Evropian (BE), po ridrejtohen nga faqet e internetit, si Instagram dhe Facebook, në rrjetin social të koduar Telegram, ku mund të blihen në mënyrë diskrete, sipas një studimi të Institutit për Dialogun Strategjik (ISD).
Raporti ngriti gjithashtu shqetësime se algoritmet e mediave sociale po i drejtojnë automatikisht njerëzit e zhgënjyer me trajtimin e pandemisë nga qeveria franceze drejt hapësirave online të ekstremit të djathtë.
Koordinatorja e kërkimit të ISD, Zoé Fourel, e cila drejtoi studimin, tha se janë disa grupe në Facebook të dedikuara për shitjen e kartave të rreme Covid, të cilat kishin rreth 1000 anëtarë dhe kishte llogari në Instagram me rreth 17,000 ndjekës.
“Unë mendoj se, sa u përket platformave, çështja kryesore këtu është shkalla në të cilën kjo është e disponueshme dhe me platforma të tilla, si Facebook dhe Instagram. Natyrisht, për shkak se ata kanë një audiencë kaq të gjerë, po e mundësojnë këtë përmbajtje në një shkallë më të madhe”, tha ajo, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë