Lajme

Francë: Shqiptari, pjesë e ekipit që fitoi 60 mijë dollarë në lojën Counter Strike

Në komunitetin shqiptar, Kevin është mjaft i njohur sepse luan rregullisht me lojtarë profesionistë nga Kosova dhe Shqipëria

Kevin “Misutaaa” Rabier është shqiptar i cili jeton prej vitesh në Francë.

Ai është pjesë e ekipit që fitoi 60 mijë dollarë në turneun profesional IEM Beijing Online, përcjell albinfo.ch.

Në komunitetin shqiptar, Kevin është mjaft i njohur sepse luan rregullisht me lojtarë profesionistë nga Kosova dhe Shqipëria. Përveç kësaj, Misutaaa nuk heziton që origjinën e tij shqiptare ta shfaqë publikisht edhe në rrjetet sociale.

Në lojën më të popullarizuar Counter Strike: Global Offensive (njohur si CS:GO), dje është mbajtur turniri profesional IEM Beijing Online: Europe.

Në këtë finale madhështore ku finalistët u ballafaquan për një shumë prej 60 mijë dollarëve, pjesë ka qenë edhe shqiptari Kevin “Misutaaa” Rabier.

Në komunitetin shqiptar, Misutaaa është mjaft i njohur sepse rregullisht luan me lojtarë profesionistë nga Kosova dhe Shqipëria, shkruan telegrafi.

Përveç kësaj, Misutaaa nuk heziton që origjinën e tij shqiptare ta shfaqë publikisht edhe në rrjetin e vet social “Twitter”.