Lajme

Rritja e rasteve me Covid-19, Parisi do të mbyllë baret

Qeveria franceze do të njoftojë sot mbylljen që prej javës së ardhshme të bareve në Paris, ndërkohë restorantet shpresojnë ende t’i shpëtojnë kësaj mase në sajë të një protokollit të forcuar shëndetësor.

Shifrat e fundit kombëtare tregojnë se zvogëlimi i numrit me COVID-19 nuk po ndalet, rreth 17 000 raste pozitive janë raportuar në 24 orë.

Rastet po përkeqësohen në rajonin e Parisit, që do të duhet të kalojë në gjendje të gatishmërisë maksimale, ashtu si Aix dhe Marsejë (në jug-lindje) dhe Guadelupë (Antile) që prej fundit të shtatorit.

Në Paris, baret tashmë janë detyruar që prej një jave të mbyllen në orën 22:00.