Lajme
Francë: Protestohet kundër çmimeve të larta dhe reformës së pensioneve
Në disa qytete të Francës është protestuar kundër çmimeve në rritje dhe reformës së pensioneve të planifikuar nga presidenti Emmanuel Macron. Për aksionet e protestës kishin bërë thirrje sindikatat.
Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në Francë kishin në fokus shërbimin urban dhe shkollat. Mbi 200 kolona demonstruesish u mobilizuan në mbarë vendin. Pjesëmarrja në protesta dhe pengesat prej tyre megjithatë ishin të përmbajtura. 20 deri në 30 për qind e personelit të shkollave iu bashkuan protestave, sipas të dhënave të sindikatave. Ndërsa Ministria e Arsimit bën fjalë për një kuotë pjesëmarrjeje prej njëmbëdhjetë për qind të personelit të arsimit.
Qarkullimi i trenave brenda vendit ishte i kufizuar, në Paris disa trena dhe autobusë të periferive qarkulluan më rrallë se zakonisht. Ndërkohë që trenat e distancave të largëta qarkulluan sipas planit.
Në demonstratën në Marsejë mori pjesë edhe ish-kandidati për president, populisti i majtë Jean-Luc Mélenchon.
Më shumë potencial shpërthyes se thirrjet për rritjen e pagave, ka reforma e planifikuar e pensioneve – qeveria do ta rrisë moshën e daljes në pension nga 62 aktualisht në 64 ose 65 vjeç. Për shumë njerëz në Francë kjo është e papranueshme. “Ne nuk duam të negociojmë për moshën e pensioneve”, thotë drejtuesi i shoqatës së majtë sindikaliste CGT, Philippe Martinez. Punëtorët francezë nuk duan të punojnë më gjatë, thotë ai.
Kampi qeveritar një ditë më parë (28.09.) kishte rënë dakord për të shtyrë konsultimet me përfaqësuesit e organizatave sociale, në mënyrë që deri në dimër të paraqesin një projektligj. Ligji i ri do të duhet të hyjë në fuqi verën e ardhshme. Në diskutim është që kufiri i moshës së pensionit të rritet me katër muaj për secilin vit në mënyrë që deri në vitin 2031 mosha e pensionit të arrijë për të gjithë në 65 vjeç./DW
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










