Lajme

Francë: Miratohet ligji për vaksinim të detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë

Parlamenti i Francës miraton legjislacionin që i bën vaksinat kundër koronavirusit të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe zgjeron listën e vendeve, ku do të kërkohet certifikata e COVID-19.

Presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria e tij thonë se ato janë të nevojshme për të mbrojtur njerëzit dhe për të ulur shtrimet në spitale.

Ligji kërkon që të gjithë punonjësit në sektorin e kujdesit shëndetësor të vaksinohen deri më 15 shtator, ose rrezikojnë pezullimin.

Sipas ligjit, qytetarëve u nevojitet një certifikatë COVID për të hyrë në të gjitha restorantet, trena, avionët dhe vende të tjera publike. Fillimisht do zbatohet për të rriturit, por nga 30 shtatori do të zbatohet për të gjithë personat mbi 12-vjeç.

Përmes këtij dokumenti dëshmohet nëse personi është vaksinuar plotësisht, ka një test negativ në 48 orët e fundit ose është shëruar nga virusi.

Këto vendime kanë nxitur protesta dhe tensione politike në të gjithë vendin.