Bota
Francë: Mijëra persona marshojnë kundër dhunës në familje
Dhjetëra-mijëra persona kanë marshuar në Paris dhe qytete të tjera të Francës, për të kundërshtuar dhunën në familje, pasi, sipas statistikave të fundit, besohet se vetëm gjatë këtij viti, mbi 130 gra janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre.
Në Paris, kryesisht gratë aktiviste kanë protestuar, duke mbajtur në duar pankarta me ngjyrë vjollce, ku ishin të shkruara emrat e viktimave të dhunës në familje, përcjell albinfo.ch.
Ngjyra vjollce është ngjyra simbolike që përdoret për lëvizjen e të drejtave të grave.
Këto marshe u mbajtën vetëm dy ditë para se Qeveria franceze të publikojë rezultatet e një hetimi lidhur me dhunën në familje.
Ekspertët për dhunën në familje të Këshillit të Evropës kanë thënë gjatë kësaj jave se Franca duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur viktimat dhe fëmijët e tyre nga dhuna në familje dhe të miratojë masa më efektive për të parandaluar dhunën në familje.
“Ne nuk mund të vazhdojmë të pranojmë se gratë vriten sot dhe vazhdon të mos ketë ndëshkim për këtë. Shteti duhet të bëjë punën e vet për të garantuar siguri për të gjitha gratë”, tha për Reuters aktivistja Karine Plassard.
Përveç në Paris, marshe kundër dhunës në familje u mbajtën edhe në Lion, Strasburg dhe qytete të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë Cyrihu kërcënohet nga një mungesë përkeqësimi e fuqisë punëtore që pritet të ndikojë në ekonominë e...
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih
-
Cilat janë rregullat zvicerane nëse nuk mund të shkoni në punë për shkak të motit të keq?
-
Avokatja e Gjenevës u kërkon drejtuesve të mjeteve të kundërshtojnë të gjitha gjobat