Lajme

Francë, mbi 10 500 raste pozitive me COVID-19 në 24 orë

Është bërë e ditur nga autoritetet shëndetësore franceze se Franca regjistroi më shumë se 10 500 raste pozitive me COVID-19 në 24 orë, më pak se një ditë më parë, por përqindja e rasteve pozitive është rritur për të dytën ditë radhazi, sipas të dhënave të publikuara nga Shëndeti Publik francez, transmeton albinfo.ch.

Numri i saktë i rasteve me COVID-19 është 10 569.

Shifrat e së dielës janë përgjithësisht më poshtë nga ditët e mëparshme, për shkak të mbylljes së laboratorëve të testimit.

Shkalla e rasteve pozitive (përqindja e numrit të njerëzve pozitivë krahasuar me numrin e përgjithshëm të njerëzve të testuar) u rrit në 5,7% nga 5,6% një ditë më parë.

“Për më tepër, 3,894 pacientë me COVID-19 janë shtruar në spital gjatë shtatë ditëve të fundit, 41 më shumë sesa shifrat e njoftuara një ditë më parë, duke përfshirë 593 në kujdesin intensiv”, tha shërbimi shëndetësor publik.

Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar të paktën 31,585 të vdekur nga COVID-19. /Albinfo.ch