Kosova
Francë: Kurti flet për zhvillimet politike në Kosovë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar disa takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, ku është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan.
“Në kuadër të vizitës dyditore në Paris, dje isha në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës në Quai D’Orsay, ku takova Drejtorin për Evropën Kontinentale, z. Frédéric Mondoloni, Shefin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor, z. Thomas Bertin dhe Drejtorin e Kabinetit të Ministrit të Çështjeve Evropiane, z. Vincent Guerend”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Përveç zgjedhjeve, Kurti ka bërë të ditur se është biseduar edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Pas urimeve të tyre për suksesin tonë në zgjedhje dhe falënderimeve të mia për mbështetjen e Francës për Kosovën, diskutuam për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan”, është shprehur Kurti. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja Në mënyrë të konsiderueshme më pak makina të reja u shitën në Zvicër në vitin 2024...
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit