Lajme

Francë, korriku më i thatë në histori

Franca po përjeton korrikun më të thatë në histori, tha shërbimi kombëtar i motit të mërkurën.

Kushtet aktuale janë të ngjashme me thatësira që çojnë në kufizime gjithnjë e më të rënda të ujit në gjithë vendin.

Mesatarisht, vetëm 8 mm shi ranë në gjithë vendin nga data 1-25 korrik, më pak se niveli më i ulët i mëparshëm prej 16 mm, i cili u regjistrua në vitin 2020.

Fermerët në të gjithë vendin po raportojnë vështirësi në ushqimin e bagëtive për shkak të kullotave të thara, ndërsa ujitja është ndaluar në zona të mëdha të Francës veriperëndimore dhe juglindore për shkak të mungesës së ujit.

Rrjedha e lumit Loire, që derdhet në Atlantik në Francën veriperëndimore, ka rënë me një të katërtën që nga fillimi i korrikut, transmeton tutje albinfo.ch.