Lajme
Francë: Kërcënohen me jetë disa deputetë pas debatit rreth ndalimit të pavaksinuarve nga jeta publike
Disa deputetë të parlamentit francez kanë raportuar se kanë marrë kërcënime me vdekje teksa në vend debatohet ndalimi i të pavaksinuarve nga jeta publike e vendit.
Qeveria kërkon të kalojë ligjin që i kërkon njerëzve të tregojnë dokumentin e vaksinimit për të hyrë në transport dhe ambjente publike, por masa ka zemëruar kundërshtarët e vaksinave.
Prej muajsh Franca u kërkon njerëzve të tregojnë ose provën e vaksinimit ose testin negativ Covid për të hyrë në ambientet publike.
Por qeveria ka vendosur papritur të heqë opsionin e testimit për sëmundjen, sipas saj prej shtimit të rasteve me variante të koronavirusit.
Qeveria franceze thotë se 91% përqind e popullatës në vend janë të vaksinuar, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Dje deputetja Agnès Firmin Le Bodo, e partisë së qendrës së djathtë ‘Agir’ publikoi një email që kishte marrë me grafika kërcënimesh me jetë, për mbështetjen e saj ndaj programit të vaksinimit.
“Demokracia jonë është në rrezik,” shkruante Firmin Le Bodo, e cila është gjithashtu farmaciste dhe ka vaksinuar njerëz kundër Covid.
Javën e kaluar ministri i brendshëm Gérald Darmanin tha se policia do të forconte mbrojtjen për zyrtarët e zgjedhur para votës për pasaportën e vaksinimit.
Barbara Bessot Ballot e koalicionit në pushtet ‘En Marche!’ tha se deputetët kishin marrë kërcënime me vdekje për arsye të “sulmit të tyre ndaj demokracisë”.
Gjatë pandemisë shumë kritikë kanë akuzuar qeverinë e presidentit francez Emmanuel Macron për shkelje të lirive të njeriut me rregullat e ashpra të pandemisë.
Protesta të shumta janë zhvilluar në vend kundër kufizimeve dhe vaksinimit të detyruar.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë