Lajme

Francë, del në ankand skeleti më i madh i një dinosauri

Më 16 nëntor do të dalë në ankand në Francë skeleti më i madh i një dinosauri. I quajtur Vulcain apatosaurus është i gjatë 25 metra dhe 80% e skeletit të tij është origjinal, që daton 145 milionë vjet më parë.

“Është e mahnitshme, absolutisht. Është më i madhi i parë ndonjëherë në ankand”.

Skeleti u zbulua në një gërmim në një zonë të quajtur Wyoming në vitin 2018 dhe disa nga pjesët, të tilla si kockat e gishtave të këmbëve, ishin më parë të panjohura për shkencën, tha drejtuesi i ankandit Olivier Collin du Bocage.

“Kjo është një pjesë e jashtëzakonshme për disa arsye. Së pari, madhësia dhe gjendja e tij e ruajtjes. Më pas, është një dinosaur që u gjet në një pjesë. Dhe është gjithashtu një dinosaur me pjesë që më parë ishin të panjohura për shkencën. Ne nuk dinim për nofullën e poshtme, nuk i kishim gjetur dhe ka gjurmë të një sulmi. Ndaj erdhi edhe ideja per emrin “Vulcan”.

I njohur si dinosauri me qafë të gjatë në filmin “Jurassic Park” dhe i përfaqësuar në lodra dhe libra, “apatosaurus” ishte një specie vegjetariane që ushqehej me barishte një krijesë e butë pavarësisht aftësisë së tij në luftime, thotë du Bocage.

“Është një apatosaurus, një dinosaur vegan. Është mjaft i famshëm, sepse është i pari në ‘Jurassic Park’, që mund ta shihni. Nëse pyesni një fëmijë për të vizatuar një dinosaur, do të jetë ky, kështu që shpesh ju shihni një T-Rex”.

Ai tregon se pjesa e përparme është rikonstruktuar.

 “Ju keni dy copa këtu. Të dyja kanë një pjesë të madhe autentike. Kjo është shumë e rëndë, është si gur, është 100% dinosaur. Këtu, diçka shumë më e lehtë pasi pjesa e përparme është rikonstruktuar. Por në të gjithë strukturën tjetër kemi 80% autenticitet, gjë që është absolutisht e jashtëzakonshme”.

Pavarësisht se ka dalë në ankand, dinosauri do të jetë pjesë e studimeve të shkencëtarëve edhe në vitet në vazhdim. “Ju nuk duhet të harroni se dinosauri është pjesë e njerëzimit dhe historisë së Tokës. Pra, edhe nëse jeni pronari , shkencëtarët do të kenë qasje tek ky skelet dhe do të mësojnë rreth dinosaurëve. Ka shumë për të mësuar, dhe kjo është për shkak se ne nuk kemi parë një kokë të tillë”.

Vlerësimi fillestar për Vulcain ishte midis 3 milionë deri në 5 milionë euro, por tashmë është rritur vlera në 10 milionë-15 milionë euro. Kërkesa për skelete dinosaurësh po rritet, tha du Bocage, ndërsa teknikat e reja të restaurimit e kanë bërë më të lehtë bashkimin e pjesëve.

 “Ka shumë kërkesë në treg. Ne jemi njerëz të etur për të mësuar rreth dinozaurëve. Është nje pjesë e historisë së tokës se po zbulohet. Ne mund ta restaurojmë më shpejt se më parë. Çdo herë që gjejmë specie të panjohura i gjejmë me kushte te reja. Kjo është diçka e jashtëzakonshme”.

Një stegosaurus u shit në korrik të vitit 2024 për 44.6 milionë dollarë në një ankand të Sotheby’s në New York. Emri i dinosaurit Vulcain i referohet “perëndisë së zjarrit” në mitologjinë romake.

Skeleti mund të shihet nga publiku në kështjellën Dampierre-en-Yvelines, jashtë Parisit.