Lajme
Francë: Bie kërkesa për verën, vendi ndan 200 milionë euro për prodhuesit
Franca do të ndajë 200 milionë euro për të blerë sasinë e tepërt të verërave dhe për të mbështetur prodhuesit, pas problemeve në këtë industri, ku përfshihet rënia e kërkesës për verë, pasi më shumë njerëz pinë birrë artizanale, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.
Kjo industri gjithashtu po goditet nga mbiprodhimi dhe kriza e kostos së jetesës, teksa shumica e 200 milionë eurove do të përdoren për të blerë stokun e tepërt, me alkoolin që shitet për përdorim në artikuj të tillë si dezinfektues duarsh, produkte pastrimi dhe parfum.
Në përpjekje për të reduktuar mbiprodhimin, paratë do të jenë gjithashtu në dispozicion për vreshtarët për të kaluar në produkte të tjera, si ullinjtë.
Ministri francez i Bujqësisë, Marc Fesneau, ka thënë se me derdhjen e parave në industri, qeveria synon të ndalojë kolapsin e çmimeve në mënyrë që prodhuesit e verës të mund të gjejnë përsëri burime të ardhurash.
Sipas të dhënave të Komisionit Evropian për vitin 2023, deri në muajin qershor konsumi i verës ka rënë 7% në Itali, 10% në Spanjë, 15% në Francë, 22% në Gjermani dhe 34% në Portugali, ndërsa prodhimi i verës në gjithë bllokun, zonën më të madhe të prodhimit të verës në botë, u rrit për 4%.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?