Lajme
Francë, arrestohen dhjetëra persona për destabilizim të Lojërave Olimpike
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka thënë se të hënën se dhjetëra persona janë arrestuar në Francë, si të dyshuar për destabilizimin e Lojërave Olimpike.
Darmanin tha për kanalin televiziv France 2 se forcat e sigurisë arrestuan rreth 50 persona, përcjell Albinfo.ch.
“Ata kishin planifikuar të kryenin aksione sabotuese ose protesta radikale, gjatë garave të para olimpike, por autoritetet e parandaluan këtë”, tha ai.
Gazeta “Le Parisien” raportoi se 45 anëtarë të lëvizjes radikale mjedisore “Extinction Rebellion” ishin arrestuar.
Ata kishin planifikuar aksione për të protestuar kundër pasojave sociale dhe ekologjike të Lojërave Olimpike.
Gazeta “Le Figaro” raportoi se një aktivist i krahut ultra të majtë u arrestua dje në Oissel – rreth 121 kilometra në veriperëndim të Parisit, transmeton atsh.
Zyra e prokurorit të Parisit tha se ky arrestim nuk lidhej me hetimin për zjarrvëniet që ndërprenë trafikun hekurudhor të premten – disa orë përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike – që preku qindra mijëra udhëtarë.
“Asnjë arrestim nuk është bërë ende lidhur me atë incident”, tha zyra e prokurorit.
Darmanin tha gjithashtu për “France 2” se zyra e tij e dinte se kush mund të qëndronte pas atyre sulmeve.
“Ne kemi identifikuar një sërë profilesh të individëve që mund të kenë kryer këto akte sabotazhi të qëllimshme”, tha ai./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve