Bota
Europë: 60 për qind e grave kanë përjetuar dhunë seksiste në punë
Rreth 60% e grave në Europë raportojnë se kanë qenë viktimë të paktën e një forme dhune seksiste apo seksuale në punë, sipas një studimi të Ifop, të realizuar me më shumë se 5 000 gra në pesë vende, publikuar sot.
“Për gratë në fjalë fenomeni nuk është domosdoshmërisht një kujtim i largët. 21% e grave shprehen se kanë pësuar një fakt të tillë gjatë 12 muajve të fundit dhe 42% e tyre në moshën nën 30 vjeç”, sipas këtij studimi të realizuar nga Fondacioni evropian i Studimeve Progresiste (FEPS), njofton KP.
Rreth 11% e të pyeturve (9% në Francë dhe 15% në Spanjë) theksojnë se kanë pasur tashmë një raport seksual të detyruar ose pa dëshirë me dikë në vendin e tyre të punës. Një shifër që nxjerr në pah zonën gri që mund të ekzistojë rreth pranimit, kur kjo gjë mund të kryhet në kontestin e hierarkisë, intimitetit apo manipulimit”, zbulojnë autorët e këtij studimi të realizuar në Francë, Gjermani, Itali, Britaninë e Madhe dhe Spanjë.
Dhuna seksiste që mund të duket më pak e rëndë është më e shpeshtë. Rreth 46% e grave janë bërë tashmë objekt i fishkëllimave, gjesteve apo komenteve të vrazhda, një përqindje që ka arritur dhe në Gjermani në 56%.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik