Koronavirusi: çast pas çasti

Francë: 1.438 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Autoritetet franceze njoftuan se janë regjistruar 1.438 vdekje si pasojë e Covid-19, ka bërë të ditur AFP-ja të mërkurën mbrëma.

Ky është numri më i madh brenda një 24-orëshi prej kur koronavirusi u paraqit në Francë

Kështu numri total i vdekjeve në këtë vend është rritur në 17.167.

Në 24 orët e fundit nëpër spitale kanë vdekur 514 persona, ndërkohë 924 në ambiente tjera, si nëpër shtëpi të të moshuarve.

Sipas ‘Worldometers’, deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në nivel global është 2,035,294 ndërsa kanë vdekur 130,712 persona dhe janë shëruar 503,386 në mbarë botën, përcjell Albinfo.ch