Lajme
Franca u bën thirrje qytetarëve t’i kalojnë pushimet brenda vendit
Emmanuel Macron tha se ka të ngjarë që francezët nuk do të mund të udhëtojnë këtë verë
Duket se qeveria franceze nuk dëshiron që këtë verë qytetarët e saj të udhëtojnë jashtë vendit dhe u rekomandon atyre që të kalojnë pushimet në Francë, tha të dielën ministrja franceze e Mjedisit, Elisabeth Borne, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ka të ngjarë që francezët nuk do të mund të udhëtojnë këtë verë, madje, sipas tij, edhe udhëtimet brenda Evropës mund të kufizohen për të zvogëluar rrezikun e një vale të dytë të epidemisë së koronavirusit.
Ndërkohë, ministrja Borne, në një intervistë për radion France Inter, gjithashtu tha se javën e ardhshme qeveria do të vendosë për lehtësimin e rregullave për udhëtimet brenda Francës.
Duhet theksuar se francezët aktualisht nuk mund të udhëtojnë më shumë se 100 kilometra larg shtëpisë, përcjell tutje albinfo.ch.
Ajo tha se parqet e Parisit do të qëndrojnë të mbyllura, pasi kryeqyteti akoma hyn në kategorinë e një “zone të kuqe” të rrezikshmërisë nga koronavirusi.
Nga ana tjetër, kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur qeverisë që të rihapë parqet, pasi banorët, të cilët kryesisht jetojnë në apartamente pa kopshte, kanë tendencë të mblidhen rreth parqeve të mbyllura, ku është e vështirë të respektohen rregullat e distancës fizike. /REL
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026