Bota
Franca si Zvicra: 80 km në orë në rrugët dytësore
Për të zvogëluar numrin e aksidenteve dhe vdekjeve fatale, Franca ka vendosur për të përcaktuar një limit shpejtësie më të ulët në rrugët dytësore të vendit.
Deri më tani ka qenë 90 km në orë në rrugët dytësore, kurse do të ulet në 80 km në orë, duke iu bashkuar Zvicrës, Norvegjisë dhe Holandës, që kanë limitet më të ulëta të shpejtësisë në Evropë, përcjell albinfo.ch.
Franca ka reduktuar vdekshmërinë në aksidente rrugore në rreth 4.000 në vit pas statistikave të errëta të 15 viteve më parë.
Gjysma e tyre ndodhin në rrugët dytësore, ndaj Franca beson se një limit më i ulët shpejtësie mund të shpëtojë rreth 400 jetë njerëzish në vit.
Franca po shkon rrugës së vendeve evropiane për të ngadalësuar shpejtësinë në rrugët dytësore.
Suedia ka limitin më të ulët të shpejtësisë në Evropë, e në të njëjtën kohë edhe numrin më të ulët të viktimave nga aksidentet rrugore. Në përgjithësi, në Evropë është shënuar një rënie e viktimave nga këto aksidente, me Suedinë, Britaninë dhe Holandën që konsiderohen si vendet më të sigurta për të drejtuar automjetet.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih