Lajme

Francë: Shtrëngohen masat për të pavaksinuarit

Vizitorëve që drejtohen në muze, kinema ose pishina në Francë do t’u ndalohet hyrja nga e mërkura, nëse nuk mund të tregojnë dokumentin që provon se ata janë vaksinuar kundër COVID-19 ose kanë pasur një test të fundit negativ.

Leja e shëndetit, e nevojshme më parë vetëm për festivale në shkallë të gjerë ose për të shkuar në klub, do të nevojitet gjithashtu nga fillimi i gushtit për të hyrë në restorante dhe bare dhe për udhëtime në distanca të gjata me tren dhe aeroplan, pasi autoritetet përpiqen të ngadalësojnë përhapjen dhe po inkurajon njerëzit të vaksinohen, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.