Lajme
Franca shënon shifra alarmante të infektimeve në 24 orët e fundit
9.966 raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Francë.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 9.966 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 6.887.791.
Edhe numri i viktimave ishte i lartë në 24 orët e fundit, ku u regjistruan 81 duke e cuar numrin e përgjithshëm në 115.442.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 10.115 persona, prej të cilëve 2.151 në kujdesin intensiv. Ndërkohë norma e shtrimeve për trajtim në spitale ka ka rënë në 18.4 për qind, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 49.540.420 ndërsa 46.428.107 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’