Kosova

Franca ripërsërit qëndrimin për zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Përmes një deklarate të lëshuar për medie, Ambasada e Francës në Kosovë ka ripërsëritur qëndrimin francez dhe kërkesën për përparim konkret në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit përpara takimeve të ardhshme politike të nivelit të lartë në Bruksel.

Në këtë kuadër u dhanë edhe detaje për vizitën në Prishtinë të emisarit special të saj për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, përcjell albinfo.ch.

”Emërimi i René Troccaz si i dërguar i posaçëm francez për Ballkanin Perëndimor është një shenjë e qartë e interesimit të Francës për rajonin, në kontekstin e një shtytje të re drejt zgjerimit të BE-së”, thuhet në deklaratë.