Lajme
Franca rikthen disa prej masave kufizuese
Franca po shkon drejt rikthimit të disa prej masave kufizuese për të frenuar rritjen e rasteve të reja të infeksionit prej Covid-19.
Në Marsejë, baret dhe restorantet do të mbyllen nga 23 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit dhe në vendet publike do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës.
Masat e reja të sigurisë vijnë pasi në vetëm një javë në departamentin Bouches-du-Rhone janë regjistruar 3000 raste të reja infeksioni.
Situata është alarmante tha kryebashkiaku Christophe Mirmand duke shtuar se do të mbyllim të gjitha baret, restorantet dhe dyqanet gjatë natës.
Në Itali, rritja e rasteve të reja në Sardenjë është shqetësuese, ku gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 91 të prekur nga Covid.
Ndërsa në Sllovaki rastet e reja janë duke u zvogëluar në një nga vendet evropiane që ka menaxhuar më mirë pandeminë.
Sidoqoftë, autoritetet nuk kanë ulur vigjilencën dhe janë deklaruar se do të shpallin kufizime të reja sidomos në shtëpitë e të moshuarve dhe përsa i përket tubimeve private pasi që shanset për tu infektuar për së dyti nuk duhet të nënvlerësohen, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën