Lajme

Franca rihap universitetet

Franca do t’i rihapë universitetet në shtator, pas gati gjashtë muajsh nga mbyllja e tyre. Megjithatë studentët rekomandohen që të mbajnë maska dhe distanca sociale do të jetë një metër në mes të studentëve, e hapësirat e mbyllura do të ajrosen dy herë në ditë, njoftoi The Guardian.

Universitetet franceze u mbyllën më 16 mars si një prej masave që u morën kundër përhapjes së COVID-19 në këtë shtet. Shkollat kanë nisur të rihapen gradualisht më 11 maj, por 74 universitetet në Francë mbetën të mbyllura.

Ministrja e Arsimit, Frederique Vidal, tha se po punojnë që të përcaktojnë masa për të mbrojtur profesorët, personelin dhe studentët nga virusi.